MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.


Kërnacka
= lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon.

Sheqerka = karamele
Stapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht prej fëmijëve duke u lëpirë.
Mafishe = lloj ëmbëlsire e thatë e sheqerosur që përgatitej me të bardhën e vezës, shumë e butë, e lehtë dhe e asimilueshme.
Këndeska = një lloj produkti prej sheqeri të shkrirë ngjyrë të kuqe e derdhur në formën e këndezit apo pulës, që ishte e ngulur në një copë kleçkë. Konsumohej kryesisht prej fëmijëve, duke e lëpirë njosoj si edhe stapkat.
Mollkat me sheqer = ishin mollë të vogla, të ziera dhe të lyera me sheqer të shkrirë, ngjyrë të kuqe, të ngulura në një kleçkë, që konsumoheshin edhe këto kryesisht prej fëmijëve.
Kajkushka = lloj dardhash të cilat ishin me sa duket, varietet karakteristik i zonës së Korçës, që ishin të vogla të rrumbullakta dhe që haeshin kryesisht të ziera me sheqer. Të paziera ishin të forta, të athta dhe jo fort të ëmbla. Të stërbëra, merrnin ngjyrë kafe, zbuteshin së tepërmi dhe ishin të këndëshme në të ngrënë.
Kulaçka = ishin kulaçe të vogla të rrumbullakta, anës të dhëmbëzuara dhe sipër, ose të spërkatura me sheqer të thatë, ose të lyera me sheqer të shkrirë të ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, të kuqe, jeshile, kafe, portokalli, etj.
Petka = petë të përgatitura me miell dhe vezë, të holla dhe të thara në diell, që shërbenin si ushqim (zaire) për dimër.
Dromka = Një lloj zajre e përgatitur në formë thërimesh të mëdha prej mjelli, qumështi dhe vezë, që haeshin me lugë, në formë supe, gjatë dimrit.
Pufka = kokra, misri të veçantë, që piqen dhe pastaj, për efekt të fryrjes pëlcasin dhe hapen, duke ekspozuar amidonin e bardhë, (sot këto quhen, popcorn).
Oshafka = fruta të ndryshme si p.sh. kajsi, kumbulla, mollë, dardha, etj. që pas vjeljes thaheshin në diell, që të përdoreshin pastaj gjatë dimrit, për komposto (ose gatime të tjera).

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/2 - Mbi qepën në qarkun e Korçës

Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina...

» KE4/29 - Pastiçeritë dhe restorantet e Korçës rreth vitit 1910.

Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:Vëllezërit Dh. Bika,Evangjel Gjika,Kristo Lubonja,A. Mihail,Gjergji Mihail,K. Mihail,Anastas Tahula.Restorante në këtë kohë, kishin:Vasil Ilo,Mihail Pando,Vëllezërit Çingo. 

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

» KE8/5 - Mbi kuptimin e fjalës Aga.

 Fjala aga, në zhargonin e gjuhës së përditshme, në zonën tonë, nuk ka kuptimin që kjo fjalë ka në origjinal. Kjo fjalë pra aga, në zonën e Korçës, zakonisht ka qënë sinonim i fshatarit apo i kujtdo tjetër, që ish i pa kultivuar, madje i trashë, analfabet, etj. Ndërkaq në kohën e Turqisë fjala aga zyrtarisht, është...

» KE4/36 - Peshku i quajtur koran.

 Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i  rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më...

Share