MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

 



Biblioteka_Thoma_Turtulli_Korce Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qytetin, është për ne edhe një vepër e rrallë e papërsëritshme arkitektonike.
Ndonëse një godinë e vogël, ajo është në miniaturë, një vepër e përsosur, e ngritur sipas stilit neoklasik me elemente të botës antike, arkitekturë kjo që mbizotëroi, në ndërtimin e institucioneve të rëndësishme të vëndeve më të zhvilluara dhe më të qytetëruara në Evropë dhe Amerikë, në fund të shek. 19-të dhe  në fillim të shek. 20-të.
Biblioteka jonë pra, e dhuruar prej Turtullit, përngjet me parlamente, universitete, teatro, opera, muzeume, auditoriume, biblioteka, etj, të këtyre vëndeve dhe, elementi bazë i këtij përngjasimi janë kollonat e famshme të saj të stlit ionik.

Mjafton vetëm të themi se me të tilla kolona janë zbukuruar: Erekthioni në Akropolin e Athinës, Coloseumi në Romë, Shtëpia e Bardhë në Washington, Memoriali i luftës në Indiana (Sh.B.A.), Muzeumi Britanik në Londër, Universiteti në Minessota, Universiteti i Oslos, Posta qëndrore në Dublin, Akademia e Athinës, etj, etj.

Kolonadat_ionike_te_bibliotekes_se_Korces Ekzistojnë tre, të ashtuquajtura ritme apo stile, kryesore të kolonave klasike: stili korinthas, dorik dhe ai ionik.
Nga të tre këto tipe, stili ionik është më i himtë (hollë) dhe më elegant. Koka e kolonës në këtë rast zbukurohet prej një dizaini që përngjet me letrën e mbështjellë rolò, pra në formën e një tubi ashtu siç edhe mbështilleshin dikur në kohët e vjetra mesazhet, apo dokumentet me vlerë. Ky element në arkitekturë, quhet volute, që do të thotë mbështjellje spirale (në analogji pra me pamjen tërthore të një letre të mbështjellë rolò). Përngjasime të tjera të këtij ritmi bëhen edhe me përdredhjen e brirëve të dashit si dhe me ovulën e trifilit. Pavarësisht, voluta është një kompozicion i ëmbël, i bukur gjeometrik.
Ndërmjet volutave ka pastaj zbukurime të tjera zakonisht të formave ovale, si vezë dhe majë shtize, të cilat konturojnë kështu të plotë kokën e kolonës. Kjo e fundit, kolona pra, zakonisht është e punuar me rripa të luguar që fillojnë prej majës e përfundojnë deri në bazë, ku ka pastaj të quajturin bazament, platformën ose stilobatin.
Elementi ionik është përdorur jo vetëm në arkitekturë por edhe si zbukurim dhe dekor në të tjera punime si p.sh., në mobilieri, në punimet prej druri, prej qelqi, prej alabastri, porcelani, metali, gipsi, etj.
Nuk ka dyshim që bamirësi i qytetit tonë, të cilit për mëse pesëdhjet vjet as nuk i përmëndej emri, madje edhe fisi i të cilit u përtall sa s’bëhet tek të ashtuquajturat, “Vite të rinisë”, ku thirrej e bërtitej: “Poshtë Turtulli!” (?), e pra sigurisht që ky, duke ngritur bibliotekën e qytetit tonë sipas elegancës së këtij stili, nisur nga dashuria për vëndlindjen, kërkonte të fut’te në Korçë sadopak, erën e elementeve më të përsosura, të institucioneve administrative dhe kulturore të vëndeve më të përparuara të botës.

Ilia V. Ballauri  

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

» KE5/37 - Petro Sturgji (1894 – 1972), kampion bote në mundje.

Mërgimtar korçar në Amerikë, që u muar rreth 25 vjet me mundje dhe që në vitin 1923 arriti të bëhet kampioni i botës në këtë sport për peshën e mesme. Me këtë rast ai fitoi brezin e artë që atëhere emërtohej Lord Lonsdale. Thuhet se mori pjesë në mbi 1000 ndeshje mundjeje, të zhvilluara si në Amerikë ashtu dhe nëpër...

» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.

 (Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...

» BK/LA- Poezi, Anakreonti: Pela thrakiote.

Shqipëroi: Ilia V. BallauriOh! moj pelë, moj thrakiote, E di un’, se ç’do qafa jote!Përse, shtrëmbër më vështron?Pse me shqelma, më largon?Mos kujto, se un’nuk mundem,Hipur, mbi ty të tundem,Di kapistrat, të t’i shkoj,Të të zbut, të të kaploj.

Share