Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

 

 

    Fausto Melotti (1901 - 1986), skulptor i madh italian, i shekullit të 20-të, njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit modern në Itali, u bë i njohur në vëndin e vet në një moshë relativisht të madhe, pasi ai kish mbushur të pesëdhjetat, madje vlerësimi i plotë për të u bë në vitet, ‘70, ‘80.
I njohur fillimisht jashtë, në Paris, Berlin, Bernë e gjetkë, ai shtriu në skulpturë, rrymën e nisur prej Klee dhe Kadinski në pikturë.

Ndërkaq ai ishte edhe një shkrimtar tepër i thellë dhe interesant. Nuk shkrojti shumë dhe vepra e tij letrare, matet me gishtat e dorës. Përveç “Minotauri i trishtuar”, ai shkroi dhe dy vëllime me copëza, mendime, skicëza, aforizma, vrojtime nga jeta e përditshme, komente, të vërteta praktike, etj, etj, të titulluara “Linee” (bot. 1974, 1978), prej të cilave unë kam sjellë këtu copëzën e mëposhtme:

                                                    

 
Klithmat joshëse e tinzare, të "njeriut të minjve".


    Deri aty para pak vitesh, në Milano, sillej vërdallë nëpër shtëpitë e qytetit, i quajturi “njeriu i minjve”. Ai kish vetinë që lëshonte kanaleve, disa klithma tërheqëse e tinzare ndaj të cilave minjtë reagonin të kënaqur dhe të joshur duke e ndjekur atë nga pas. Ai i kapte kështu ata në gracka të mëdhaja dhe pastaj i mbytte.
Diktatorët pra njësoj, kanë këtë lloj joshjeje, këtë lloj force tërheqëse, tragjike.


Shqipëroi: Ilia V. Ballauri



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Morali - Mbi natyrën e Dashurisë, sipas Plutarkut.

 Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu,...

» MZ - Fernando Pessoa: Nga bota e ndjenjave të tij.

 Fernando António Nogueira de Seabra Pessoa, ose shkurt, Fernando Pessoa (1888 - 1935) konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të për gjithë botën, dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj portugezë për të gjitha kohërat. Ai ish një poet, një kritik, përkthyes, mendimtar, eseist, tepër elegant, i...

» MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane.

“…Nuk mund t’i jepni forcë të dobtit, duke dobësuar të fortin.*Nuk mund të ndihmoni punonjësin, duke shkatërruar punëdhënësin.*Nuk mund të përkrahni vëllazërimin mes njerëzve, duke inkurajuar luftën e klasave.*Nuk mund të ndihmoni të varfërin, duke shkatërruar të pasurin.*Nuk mund të përforconi karakterin dhe kurajon e...

» MZ - Aforizmë: Teli prej Megare, filozof, shek. 3- të para Kr.

Pikërisht, njësoj si edhe aktori, të cilit i duhet të veshë dhe të mishërojë çfarëdo lloj karakteri, pra të lozë çfardo lloj perosnazh që atij i jep regjizori, ashtu edhe njeriu i  urtë, duhet të përballojë gjithçka që i jep fati, mbasi dhe fati si një regjisor, një herë të jep rol kryesor dhe një herë të jep rol të...

» MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...

Share