MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

 


Geshtenja Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
Pema e gështenjës shfrytëzohet kryesisht për lëndën e drurit dhe frutat.
Duke qënë se brezi evropian i përhapjes së gështenjës është i kufizuar në Mesdhe dhe meqënëse përkon relativisht me gjeografinë e përhapjes së dikurshme të qytetërimeve të lashta të këtij pellgu, si dhe mbi bazën edhe të disa të dhënave, mendohet se këtu pra, në Mesdhe, gështenja është specie e introduktuar nga Lidia e dikurshme e Azisë së Vogël dhe pastaj e përhapur gjithandej.
Gështenja në thellësitë e kohës për populacionet primitive  të njeriut, ka qënë një nga ushqimet themelore.
Si Aleksandri i madh, ashtu dhe më pas romakët, kanë mbjellë gështenja gjatë fushatave të tyre ushtarake, gjithandej në lëvizjet e tyre nëpër Ballkan dhe Azi. Mjekët e lashtë si Dioskuridi dhe Galeni, përshkruajnë në punimet e tyre vetitë mjekësore të gështenjës.
Sipas të dhënave, në Shqipëri më 1970 kish gjithsej 8195ha me gështenja, nga këto vëndin e parë e zinte Tropoja me 1800ha dhe të dytin Pogradeci me 1728ha, pra thuajse njësoj sa edhe Tropoja.
Pra Pogradeci kish thuajse 1/5 e gështenjave të gjithë Shqipërisë, dhe këtu, gështenjat e Zërvaskës ishin me nam.
Për nga ana cilësore sipas studimeve, gështenjat e Pogradecit kishin një sërë parametrash më të larta sesa gjithë llojet e tjera të gështenjave të Shqipërisë.
Konkretisht, përqindja e tulit në frut, në gështenjat e Pogradecit arrinte deri në 75.9%, në të Tropojës 75.2%, proteinat në gështenjat e Pogradecit arrinin në 6.7%, ndërsa në të Tropojës 6.0%, sheqeri në gështenjat e Pogradecit arrinte në 30.2%, ndërsa në të Tropojës arrinte në 20.4%, etj.
 

Përgatiti:
Ilia V. Ballauri
Dr. i shkencave 

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.

 Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek...

» KE6/34 - Numuri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të n/prefekt. së Pogradecit (1923)

Numri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, në vitin vitin 1923 ka qënë si më poshtë:Pogradeci, shtp. 494; ban. 2243,Bradomira, 49; 282,Beragozda, 70; 387,Blaca, 50; 359,Çervenaka, 17; 117,Çërava, 61; 358Çezma Sipër, 50; 259,Çezma Poshtë, 55; 328,Dumica, 82; 496,Alarupi,...

» KE7/3 - Nr. shtëpive dhe i banorv. të disa fshatrave të n/prefekturës Pogradecit.

 Viti 1923. (vazhdon prej KE nr.6)Ondishti, shtp. 55; ban.303 Omçani, 50; 215,Omezdi, 32; 182,Oshteca, 65; 338,Piskopati, 20; 118,Plesisht, 65; 337,Potkozhan, 75; 445,Pevelan, 42; 185,Pretusha, 77; 350,Rrëmënji, 83; 601,Selca e Poshtme, 36; 186,Selca e Sipërme, 33; 182,Stropcka, 38; 223,Starova, 146; 758,Trëbenja, 46; 251,Dushemisht,...

» KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.   Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...

» BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)

Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë...

Share