MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

Kenga_korcare Kënga karakteristike korçare.
Ky libër me 72 faqe + dokumenta, shënime muzikore, partitura, tekste, afishe koncertesh, çfaqjesh etj. flet për:

Muzikën në Korçë gjatë shekujve të 19-të, dhe të 20-të,
Thoma Nassin (1892 - 1964) dhe bandën Vatra,
Këngën karakteristike korçare,
Këngët e Th. Nassit dhe kënga karakteristike korçare, etj.

Eno Koço, librin e vet të mrekullueshëm e fillon me këto fjalë;
"Dëshiroj të vë në dukje që në krye, që ky punim, "Kënga Karakteristike Korçare", ka qënë pjesë e doktoraturës sime me titull, "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 30", shkruar në anglisht dhe mbrojtur në Universitetin e Leeds - it. Kur botova, vitin e kaluar (2002) në Tiranë "Këng. Lirk. Qytet. Shqiptare në vitet 30", gjykova që kënga karakteristike korçare të mos përfshihej në të por të paraqitej si punim më vete, edhe pse fillimisht ishte menduar si pjesë integrale e disertacionit, Kështu disa nga personazhet, ..." etj, etj.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Safo, poezi

Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,Safo, shek. 6-të para Kr.Shqipëroi: Ilia V. BallauriËsht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.Oh mua, e jotja...

» BK/LA - Theognis - Lirikë - Erotike

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e...

» KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton...

» BK/LA - Muzika - Histori - Një dritare në historinë e muzikës së Korçës, 1800 – 1940

Vasil A. Ballauri(Pregatitur Ilia V. Ballauri.)Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente.Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve.Tregon në formë kronologjike,...

» KA11/23 - Muzika - Statuti i Shoqërisë "Lyra". 1928

STATUTI I SHOQËRISË MUZIKALE "LYRA".I. QËLLIMI.1) Emëri і kësaj shoqërie do të jetë "LYRA".2) Qëllimi і saj është të punuarit me bashkim për përhapjen e muzikës në popull.  II. REGULLIMI.1) Anëtarë të kësaj shoqërie pranohen, Zonja, Zonjushe dhe Zotërinj.2) Zonjat dhe Zonjushat pranohen pasi të kenë pëlqimin e...

Share