MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.


Gj._Mili_ndeshja_e_gjelave
Ndeshja e gjelave.
"Një gjel i mirë për ndeshje, është krenar, i bukur dhe i egër në mësymje." 
Foto e vitit 1939, karakteristike për fiskimin e lëvizjeve.  

Shënim:
Për fotografin e madh amerikan me origjinë nga Korça Gj. Mili, fiksimi i lëvizjeve në celuloid ishte një pasion i veçantë dhe për këtë zhanrë fotografike ai konsiderohet si një prej specialistëve më të mirë në gjithë botën.

 

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE1/5 - Biletat e kinemasë para 50 vjetësh.

 Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’, d.m.th., në kohën e ‘artë’ të kinemasë, shiteshin në sportel. Ato ishin standart për gjithë vëndin dhe vinin nga Tirana. Kishin numur rendor dhe numur serie. Biletat përbëheshin prej dy pjesësh, ‘kokës’ dhe ‘trupit’ që ndaheshin mes tyre, me dhëmbëza si pullat e postës....

» BK/LA - Gjon Mili fotograf shqiptaroamerikan, prej Korçe i cilësuar "genial". Ai, Sartri dhe Pikaso.

 Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).Megjithatë, ai u bë i njohur në...

Share