MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

I thashë kanellës në pranverë:
Ja shih kumbllat dhe pjeshkat ngado,
çelin lulëzojnë plot erë,
veç ti oj’kanellë të bësh lule s’do.

Buzëqeshi kanella dhe më tha pastaj:
Lulëzimet e pranverës, vdesin mbarojnë,
dhe kur era fryn dhe i shkund në maj,
lulet e mia hapin, çelin mbretërojnë.

No description available.

 







Një lule të thatë pa push, pa erë,
të shtypur brenda librit sot pashë,
dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,
shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:


Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?
Sa kohë? Pse u këput dhe ku?
I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj,
vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?


T’i kujtojë ndofta një “mirupafshim“ të harruar?
Apo ndarjen fatale përjetë?
Apo shëtitjen dikur të vetmuar,
pyllit me hije, fushës së qetë?


Jeton ai? Jeton ajo? Ku janë tani?
Ku është sot qoshku i tyre? Ku rrinë?
Apo edhe ata u venitën kështu,
si kjo lule mes fletëve e mpirë?


Shqiperoi: Ilia V. Ballauri