Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.
* Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.
* Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.
* Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.
* Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.
* Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.
* Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.
* Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.
* Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.
* Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.
* Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë.
* Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.
* Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
* Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.
Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.