MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

StatutiLyra


STATUTI I SHOQËRISË MUZIKALE
"LYRA".

I. QËLLIMI.
1) Emëri і kësaj shoqërie do të jetë "LYRA".
2) Qëllimi і saj është të punuarit me bashkim për përhapjen e muzikës në popull.

 

II. REGULLIMI.
1) Anëtarë të kësaj shoqërie pranohen, Zonja, Zonjushe dhe Zotërinj.
2) Zonjat dhe Zonjushat pranohen pasi të kenë pëlqimin e prindërvet ose të kujdestarëvet të tyre.
3) Regjistrimi është gratis.
4) Çdo person para se të pranohet anëtar і kësaj shoqërie duhet të mbushi këto kondita:
a) T'і paraqite këshillës një kërkesë e cila do të bisedohet prej saj.
b) Të ketë zë të mirë ose dijeni instrumentale.
5) Përgjigjja e kërkesës і dërgohet interesonjësit me anën e një shkrese simbas vendimit të këshillës.
6) Çdo person që pranohet anëtar і kësaj shoqërie duhet të zotohet se do të nderojë rregullat dhe vendimet e këshillës. 
7) Prefektit dhe Kryetarit të Bashkisë u rezervohen vendet e anëtarit të nderit në këtë shoqëri.
8) Gjithë prindërit ose përkujdestarët e Zonjave dhe Zonjushavet janë anëtarë nderi.
9) Përjashtohet me vendim këshille prej shoqërisë çdo anëtar aktiv që nuk ju bindet rregullave të shoqërisë.

10) Çdo anëtar duhet të ketë një kartë identiteti me fytyrën e vet dhe me vulën e nënshkrimin e kryetarit të shoqërisë.
11) Shënja e shoqërisë do të jetë LYRA.
12) Flamuri dhe vula e shoqërisë do të përmbajnë shënjën e saj.
13) Dit' e festimit e shoqërisë do të jetë e Djela e parë pas 15 Qershorit.

 

III. KESHILLA
1) Këshilla përbëhet prej shtatë personash:
a) Kryetar
b) N/kryetar
c) Sekretar
d) Arkëtar dhe
e) tre Këshillonjës
2) Anëtarët e Këshillës duhet të ndodhen rregullisht në mbledhjet e saj veç në qoftë se ndalohen prej shkake me rëndësi.

 (Etj. ...Teksti i plotë, tek, Korça Encyclopoedica nr.11 ose tek monografia Një dritare në historinë e muzikës në Korçë, 1800 - 1940.) aut. V.A. Ballauri & I.V.B

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezia - Muzika: Vargje të Sergej Eseninit, të kënduara vite më parë, me kitarë në Korçë.

 Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam...

» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias

Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si...

» BK/LA - Safo, poezi

Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,Safo, shek. 6-të para Kr.Shqipëroi: Ilia V. BallauriËsht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.Oh mua, e jotja...

» MZ - Gjenetika -Aftësitë muzikore sidhe aftësi të tjera dhe lidhja e tyre me trashëgiminë gjenetike.

Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë...

» BK/LA - Muzika - Histori - Një dritare në historinë e muzikës së Korçës, 1800 – 1940

Vasil A. Ballauri(Pregatitur Ilia V. Ballauri.)Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente.Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve.Tregon në formë kronologjike,...

Share