MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

 

Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:
Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.
Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.
Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk. Profesionale. Qarkullimi ditor me 18,000 kopje.
Zëri i Rinisë,  gazetë qarkullonte dy herë në javë. botim i Kom. Qëndr. Bashk. i Rinisë Punës Shqipërisë. Qarkullimi ditor me 36,000 kopje.
Jeta e Re,  gazetë, botim i Kom. i Partisë Shkodër.
Pararoja,  gazetë, botim i Kom. Partisë Korçë.
Adriatiku,  gazetë, botim i Kom. Partisë Durrës. bashkimi
Arsimi Popullor, revistë, botim i  Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Bujqësia Socialiste, revistë, botim i  Ministrisë së Bujqësisë.
Buletin i Shkencave Bujqësore, revistë shkencore, botim i Institutit të Lartë Bujqësor Kamëz.
Drita, gazetë javore, botim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fatosi, revistë për fëmijë, botim i Kom. Qëndr. Bashk. Rinisë Punës Shqipërisë (BRPSH).
Hosteni, revistë satiriko – humoristike, botim i Lidhjes së gazetarëve.
Kultura Popullore,  revistë, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Luftëtari, gazetë javore, Botim i Ministrisë së Mbrojtjes.
Mësuesi, gazetë javore, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Nëntori, revistë, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Pionieri, gazetë dhe më pas revistë, botim i Kom. Qëndr. i BRPSH.
Rruga e Partisë, revistë, botim i Kom. Qëndr. i Partisë së Punës Shqipërisë.
Shqiptarja e Re, revistë, dilte dhe në gjuhë të huaja, botim i Organizatës së Gruas Shqiptare, si dhe i Komitetit për Lidhjet me jashtë.
Sporti Popullor,  gazetë, botohej nga Këshilli Qëndr. i Federatës së sporteve, të Shqipërisë.
Teknika, revistë, botohej nga Ministria e Bujqësisë.
Tregtija Popullore, revistë, botim i Ministrisë së Tregtisë.
Ylli, revistë, botim i Komitetit Qëndror të PPSH.

hosteni  




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

» KE5/21 - Disa parametra të pastërtisë së qytetit të Korçës për vitin 2005.

Lexojeni të plotë tek KE5/21.

» KE6/37 - Kalendari Korça në vitet 20 - 30, të shek. 20 - të

Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.Kalendari në fjalë përmbante:Kremtimet, ngjarjet e një viti më parë, këngë, vjersha, rrëfenja si dhe shkrime humoristike dhe zbavitëse. Shitej me një...

» KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje

J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718). Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar...

» KE6/24 - Mbi depërtimin e modës kineze, gjysëm ushtarake gj/ puntore, në veshjen e burrave vitet 70

Lexojeni të plotë tek, KE6/24

Share