MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:

Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç ka qënë botuar.

Këngë Lotimi.

Sikur të deshte zemra jote
Të marë vesh k’të dashuri
Do t’ja dëshmonin këto lotë
Që derdhën çezma dhe mburim.

Po n’atë çast kur të kam parë
Kur ushëtitëm sy ndër sy
Ndjeva një plagë dhe një veçajë
Dhe s’ëndërova veçse ty.


Në mos u pjekshim lamtumirë
Mos më harro më sill ndër mënd
Pa në mos daç të jesh e lirë
Bëj si të thotë qejfi tënd.

Le të lotojnë syt’ e mija
Porsi rrëke e si përronj
Dhe të bënen këronj e vija
Se gjer të vdes ty s’të harronj!!

V. K.

 

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

» MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica

» BK/LA - Theognis - Lirikë - Erotike

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

Share