... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të përmendurit e virtyteve nëpër shkrime të ndryshme, aq më tepër përmirësohet cilësia e shtypjes së librave. Në të shkuarën asnjë libër i klasikëve, nuk u shtyp me elegancën që shtypen sot revistat dhe shkrimet e tjera të thashethemeve politike, të cilat prodhohen për të jetuar vetëm një ditë. Ndërkaq për artin e të shkruajturit, për letrat, nuk flitet asgjë dhe rrallë i dëgjojmë madje edhe emrin, kësaj mjeshtërie.
Besoj se çdo njeri i ndershëm dhe i respektuar, kur hap dhe lexon një libër të kohës së sotme, ndjen një keqardhje dhe trishtim, për gjithë atë letër luksoze dhe për ato gërma aq të bukura që janë përdorur për të riprodhuar, në pjesën më të madhe, fjalë që të kallin neverinë dhe mendime aq të pavlefshme.
Giacomo Leopardi
Pensieri
copëza nr. LIX
Shqipëroi:
Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Esse - Varri me litar.
(Nxjerrë nga punimi me titull, ...Thonë se trishtimi ka një fund... ose Esse sinoptike mbi botën metafizike të vëndlidjes sime, Korçës. autor: Ilia V. Ballauri ©Botim personal, 2001, 517 fq.)“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe...
» BK/LA - Poezia - Poezi: Anakreont u mplake!
Shqipëroi Ilia V. BallauriMë thon’ gratë lozonjare,“Mbarove, Anakreont, u mplake,”“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”
» MZ - Aforizmë: Viktor Hygo
Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.
» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!
» MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)
Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.