Molla Molla (Malus comunus)
Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë.
Në mes të shek. 20 – të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13 – 14 vjet). 

Tani, Molla e Shtrembër e Pogradecit ka patur, frut jo të rregullt, me madhësi mesatare, ngjyrë të kuqëremtë në të verdhë, tul të verdhë në krem dhe shumë të ëmbël. Molla e Shënd’ Ilisë, e Bilishtit, është zbuluar më 1936 në manastiri i Hoçishtit. Fruti ka patur formë të bukur dhe ka qënë mollë e shijshme. Ndërkaq, për mollën Ohrinka që rritej në Gorë, sipas të dhënave, ka hyrë tek ne prej Ohri në mes të shek. 19 –të. Ohrinka ka patur frut mesatar, konik, ngjyrë të verdhë në të kuqëremtë, tul të bardhë, e ëmbël dhe e shijshme.
Ndërkaq në literaturë përmënden edhe këto soje të vjetra, E bukura e Voskopit, e cila theksohet se ka qënë si pjalmëzuese shumë e mirë,  dhe se ka pas qënë mjaft e përhapur edhe në fshatin Libonik, lloji Erseka (Kalvila e Kuqe me origjinë prej Firences) me frut të kuq, të shijshëm të ëmbël dhe lloji Devollitja (Kalvila e Bardhë po ashtu me origjinë prej Firences) me frut të madh, të verdhë, me vello të kuqe.
Në Korçë, në Bilisht dhe në Pogradec në vitet 1934 – 1938, përmëndet se ka patur pemtore të rregullta mollësh.  Ndërkaq më 1929, sipas literaturës janë furnizuar pemtoret e Shqipërisë me material nga Padova e Italisë, me sojet Anurka, Rene Kanadeze dhe Roza Montavana. Më 1933 janë importuar nga Firencia e Italisë sojet, Starking, Delicious, Golden, Kalvila, Jonathan dhe Renete. Ndërkaq prej Ohrit dhe Resnjës, kanë hyrë sidomos në zonën e Korçës këto lloje, Tetovka (pra nga Tetova) Karapashka (që emri i saktë i së cilës është Kara Pasha =  pashaj esmer), Jonathan, Ohrinka dhe Renete. Në Korçë, sipas literaturës para luftës së dytë ka patur edhe fidanishte me mollë. Të dhënat e vitit 1956 tregojnë se në fidanishten e Korçës ka patur këto materiale, Starking 40%, Deliciose 30%, Jonathan 15%, Tetovkë 10%, etj., në Bilisht, Starking 50%, Renet 20%, Tetovkë 20%, etj., në Ersekë, Renet 20 %, Roza Montavana 20%, Tetovkë 20%, Belfior 10%, etj., në Pogradec, Starking 50%, Tetovkë 20%, Jonathan 20%, etj. Teovka ka qënë mollë me frut mesatar, ngjyrë të verdhë në të kuqe, formë kon i prerë, tul të bardhë në krem, me aromë. Anurka ishte mollë me origjinë napolitane me frut ngjyrë të kuqe të verdhë, frut të butë të shkrifshëm dhe thuhet se më 1956 ka qënë shumë e përhapur në Korçë. Për Jonathanin e Korçës thuhet se pat hyrë këtu prej Resnjës së Jugosllavisë së dikurshme në vitet 1927 – 30. 

Nxjerrë nga punimi me titull:
Erozioni gjenetik  dhe mbijetesa e sojeve,
të bimëve bujqësore të traditës,
në zonën e Korçës
.
94fq. 2011
Ilia V. Ballauri,
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» KE5/3 - Lumi i Devollit

    Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës,...

» BK/N - Gjenetika - Statistika matematike: Mbi vërtetësinë e eksperimenteve të G. Mendelit

Në vitin 1936 Ronald A. Fisher në një punim statistikor të kryer mbi eksperimentet e G. Mendelit (1), hodhi mendimin se këto eksperimente janë, “too - good - to - be - true”, (shumë të mira, për të qënë të vërteta), pra aq të sakta sa brenda logjikës probabilistike është vështirë, ose thuajse e pamundur, që rezultatet e...

» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.

Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

Share