Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike:
1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe
deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik.
2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në Devoll, në
gryka e Cangonjit janë gëlqerorë masivë dhe dolomite, të sistemit triasik.
3) Nga Zëmb
laku, mbi Plasë, Çardhaku, Bozdoveci, janë flishe, konglomerate ranore, alevrolite, të sistemit paleogjenik.
4) Malet e Moravës, deri në
Kamenicë - Floq, janë shkëmbinj ultrabazikë.
5) Mbyllja e Fushës për nga ana e Qarrit është, pjesërisht me flishe, konglomerate ranore alevroite dhe pjesërisht pastaj me ultrabazikë.
6)
Jugperëndimi dhe perëndimi pra, Zona e Pulahës, Dërsnikut, Polenës dhe Voskop – Porodinës deri në Maliq (Devoll), fillon me ultrabazikë, vazhdon me gëlqerorë të sistemit kretaik dhe pastaj pasohet nga sistemi neogjenik me argjila dhe konglomerate ranore.
7) Pas Maliqit, në Symiz, mbi Sovjan, në Pirg e deri në afërsi të Petrushës, janë flishe, konglomerate ranore alevroite, të s
istemit paleogjenik.
8) Së fundi,
gjithë fusha e Korçës, që rrethohet nga kurora e mësipërme, konsiderohet si formacion argjili, rërash dhe zhavoresh të sistemit kuaternar.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/1 - Guri i Cjapit

  Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...

» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...

» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.

Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

» KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës

Lartësia mbi nivelin detit,brenda qytetit të Korçës sipas një linje nga veriu në jugë është:Në unaza (kryqz. Dishnicë)        851mNë ish-Parku mallrave                860mNë Universiteti                            850mNë “Lëndina e Lotëve”               854mNë...

Share