Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.


Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e mprehur për lërimin e tokës. Fillimisht, me çiflig kuptohej një copë tokë që jepej me qira tek bujku për tu punuar. Më pas, përveç ngastrës së tokës, me fjalën çiflig filloi të nënkuptohet edhe ekonomia e lidhur me të dhe më pas akoma, edhe ajo pjesë tokë që nuk përfshihej në sistemin e timareve (taksave) pra që ishte e lirë prej tyre.
Në vazhdim me fjalën çiflig, filloi të quhej zotërimi i një sipërfaqeje të madhe toke private, pra një zotërim i tillë feudal, i pakushtëzuar edhe me detyrime ushtarake. Ky është dhe përkufizimi përfundimtar që mund të thuhet për një çiflig.
Çifligu kish zakonisht në fillim një sipërfaqe 70 deri 130 dynymë, por sipërfaqja e tokës me kalimin e kohës filloi të merrte përpjestime të mëdha, deri aty sa të përfshinte pjesërisht ose plotësisht, tokat e një fshati të tërë. Kështu p.sh., fshati Braç në Korçë ishte çiflig i Ajaz Bej Frashërit.

Akoma edhe më. Çifligu, mund të përfshinte tokat e  disa fshatrave dhe të arinte kështu përmasat e një krahine të tërë.
Struktura e çifligut përbëhej prej tokave të drithrave, prej vreshtave, prej pemishteve, luadheve, pyjeve, korrijeve, dajlaneve, lëmenjve, mullinjve, hangareve, haureve, kasolleve, etj., etj. Këtu hynin gjithashtu edhe bagëtitë e himta, të trasha, kafshët e ngarkesës pronë këto të çifligarit.
Zotëruesi i çifligut mund të ishte spahiu, beu, ose agaj por në raste të ralla edhe një fshatar i pasuruar. Mund të ishin gjithashtu, tregëtarët, fajdexhinjtë, zejtari i pasur, etj.
Forcat e punës në një çiflig ishin argatët me mëditje, që edhe këta, një pjesë ishin punonjës të përhershëm në çiflig dhe një pjesë tjetër, punëtorë stinorë aty. Kish raste që në çflig punonte edhe vetë pronari, pra çifligari, në krah të argatëve.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE5/29 - Mbi lagjet e Vithkuqit të dikurshëm

 Në vitin 1792 dhe më pas në Vithkuq ka patur këto lagje apo mëhalla:Borisht,Tataç,Llasi,Qyrsa,Syrbashi,Krekasi,Saraçi,Rusasi,Palasi,

» KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës

Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...

» KE4/1 - Guri i Cjapit

  Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

» MZ - Ekonomia: Al Capone ose shëmbulli tipik i paraekonomisë.

Prej parash të paligjshme (të pista), ata nuk mund të mbledhin dot taksa.Këtë pat deklaruar dikur, Al (Alfonsio) Capone (1899 – 1947), i njohur edhe me nofkën “Skarface”, gangster me origjinë italiane, i periudhës mes dy luftërave, që rrugën e vet  e nisi qysh në moshën 19 vjet duke vrarë dhe duke u bashkuar pastaj me bandat e...

Share