Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.
Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe për veprat e tij të shkruajtura në prozë, sesa për vargje lirike.

Sa i ëmbël ish muaj i Majit!
Kur dilnimë rëzësë malit,
Pranë mburimit rinim, qëndronim
A e mban mënt sa bukur ronim?

Nën ata lisa të lulëzuar
Losnin bilbilat dyke kënduar
Të përqafosur, rinim këndonim,
A e mban mënt sa bukur ronim?

Të vdisnj‘ atëhere sa mirë qe,
Në krahun tënde kur bënje be,
E dyke puthur tinë më theshnje,
Që jetën pa mua nuk e deshnje.

Të vinjë prapë muaj i Majit,
Të dalim rëzësë malit,
Pranë mburimit ne të qëndrojmë,
E zemrat tona ne t’i bashkojmë.
 

Bozdovec
Pamje nga Bozdoveci
 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ- Poezia: Anakreonti shek. 6-te, para Kr. - "Eh, si erdhi rrotull koha"

 Dikur, gjithë lecka veshur,Shtrënguar trupit, për të qeshur,Vëthë druri, i vareshin veshit,Fukarallëk, që dukej sheshit.Prej mburoje, shum’ të vjetër,Kish nxjerrë, lëkurë të djegur,Brez për mezin, e kish bërë,Dhe me të, një jet’ të tërë.Miqësi, kish me furrxhesa,Me zuzare, jabanxhesa,Ky pra, që po dëgjoni,Ish zotni,...

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

» BK/LA - Skicë - Unter dem Linden (Nën bliret)

Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» KE3/15 - Vargje erotike prej Asdrenit.

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:O moj ti me sy të zinj,Q’i ke flokët...

Share