Bezesteni.
Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan, në origjinal nënkupton një treg ku shiteshin materiale për veshje dhe mbathje. Në bezesten shiteshin cohëra, pluhura shajake por edhe materiale mëndafshi dhe belluze të shtrenjta. Në vëndet e lindjes bezestenet zakonisht ruheshin me roje. Gjithashtu, në turqisht fjala bezesten nënkupton edhe ato godina katërkëndëshe me oborr në mes dhe dyqane përreth, që shërbenin si komplekse tregëtare.
Gastronomi.
Në Korçë ka ekzistuar deri aty nga vitet ’60 dhe afërsisht ndodhej në atë vënd ku sot ngrihet hoteli kryesor i qytetit. Fjala gastronom, ndonëse me origjinë greko - latine tek ne u fut prej rusëve, mbasi në Bashkimin Sovjetik në ato kohë, ushqimoret e mëdhaja quheshin gastronom (Гастроном). Në gastronom shiteshin ushqime të ndryshme si, oriz, miell, vaj, bulmete, mishra, sallame, ëmbëlsira, bukë, pije, etj, etj. Gastronomi i Korçës ishte mjaft i madh dhe kish disa dyer.
Merkatoja.
Ka qënë në qëndër të Korçës diku aty ku janë sot pallatet e ish bllokut 8 Nëntori dhe ka ekzistuar deri nga vitet ‘70. Merkatoja (market = treg) ka qënë një sallë e gjatë e lartë me të paktën katër porta në të katër faqet, ku shiteshin fruta, perime, si dhe mish dhe bulmet të sjella këtu nga vënde të ndryshme të krahinës. Brënda në merkato kish një organizim me bango shitjeje në rreshta për së gjati, ku prodhuesit ekspozonin produktet e tyre. Ndërkaq  edhe oborri jashtë merkatos ka qënë i rrethuar me bango të mbuluara me çati ku gjithashtu shiteshin produkte të ndryshme.
Kazinoja.
Ka qënë një kompleks tregtar, që ka ekzistuar para Luftës së II-të, në qëndër të Korçës, diku midis gastronomit dhe merkatos. Kuptohet kazinoja ka pat ekzistuar më parë se këto.
Ky kompleks kish konfiguracion thuajse të një katërkëndëshi, me oborr në mes, përreth kish dyqane dhe lokale të ndryshme, madje në një dyqan të këtij kompleksi për nga ana perëndimore e tij, ka qënë dikur edhe libraria e parë e hapur ndonjëherë në qytetin e Korçës. Emri kazino duket se lidhet me ndonjë lokal të tillë (pra kazino), që ka patur ky kompleks.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/5 - Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, gjatë shek. 16-19-të

 Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:Barra, e cila kish 100 okë.Killa, e cila kish 50 okë.Shiniku, që kish 20 okëTagari, që kish 10 okë.Karroqja, që kish 5 okë.Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado,...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» KE2/5 - Rufetet (organizatat, shoqatat) e krijuara në Korçë qysh në gjysmën e parë të shek. 19

Rufetet (turq.) ishin si të themi shoqata, të organizuara mbi bazën e vullnetarisë. Ato mbronin disa të drejta të caktuara. Kishin kryesi dhe kryetar, kishin kanonizmë (rregullore, statut), kryenin zgjedhje të lira dhe anëtarët në to paguanin kuota. Te plote lexojeni ne revista KE nr.2

» KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip.

N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë,...

Share