Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me  trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e shisnin pishën në fjalë në tufë por me masë. Për këtë ata kishin pregatitur disa qeska shajaku të cilat kur mbusheshin me copa pishe formonin thuajse të njëjtën sasi sa edhe tufa.
Shitësit e pishës, thërrisnin rrugëve të qytetit, “Aj pishë, pishë!”
Mprehësit e thikave, ishin gjithashtu mjeshtra më vete, Ata qarkullonin nëpër qytet me një karrocë të vogël me rrota ku ishte montuar një gur i rrumbullaktë shtufi me diametër rreth 40cm dhe trashësi rreth 7cm. Guri në fjalë rrotullohej me një bosht në formë manivelli dhe nëpërmjet fërkimit të thikave mbi të, ato mpreheshin. Lëvizjet jepeshin me këmbë. Mprehësit e thikave thërrisnin nëpër qytet, “Thika gërshërë, kush ka për të mprehur,” duke u shërbyer kështu kundrejt një çmimi amvisave.
Kallajxhinjtë, gjithashtu lëviznin nëpër qytet duke u shërbyer familjarëve, për ngjitjen me kallaj të enëve prej bakri të shpuara, të dëmtuara, apo edhe për riparim enësh prej bakri të cilat ishin ç’kallaisur.
Këta mbain me vete gjithmonë një lloj mangalli të vogël të ndezur me qymyr, ku nxehnin veglat e punës që përdoreshin për shkrirjen e kallait dhe për ngjitjen me të. Këta dëgjoheshin nëpër rrugë duke thirrur, “ Gjyme kazane kush ka për të ngjitur.”


 

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

» BK/SHJT - Mbi xhiron në Korçë. - Skicë

Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...

» KE8/10- N. Bulka përshkruan strukturën socale të Korçës në v. 30 bazuar ... tek biletat e kinemasë.

 Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).Shënim: Për të...

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

» KE1/48 - Piavicat

(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...

Share