Vargje nga: Yehuda Halevi (1074 – 1141), njëri prej poetëve më të mëdhenj të këtij populli, i lindur në Toledo.

Lotët e mi

Ofra, i lan dhe i shpëlan teshat e saj,
tek ujët e lotëve të mi dhe pastaj,
që të thahen ato i nder,
tek dielli që bukuria e saj nxjerr.
Jo! Nuk ka nevojë ajo për lumë, a krua,
ka sytë e mi, më ka mua,
dhe me bukurinë e vet,
asaj s’ka ç’i duhet dielli dhe rrezet që ai qet.


Thinja

Një ditë,
vura re në kokë, një fije të thinjur, të ndritur,
e shkula shpejt, duke nënqeshur i mërzitur,
por ajo më tha:
“Qesh, qesh dhe sillu kështu keq, me mua ti tani,
por së shpejti,
do të shohësh sesi do të qeshin me ty, vëllezërit e mi.”


Pasqyra

Tek sytë e mi shikonte, gjith zjarr i dashuruar,
duart në qafë ja kisha hedhur, ishim përqafuar,
dhe,
në pasqyrim, brenda syve të mi,
ai gjente, shëmbëlltyrën e tij.

Pastaj,
tek sytë e mij të zinj, buzët fort i puthiti,
fort, me një afsh të ndezur, që prej shpirtit e qiti.
Mashtruesi!
Nuk puthi sytë e mij të zinj, jo!
Puthi pamjen, që reflektonin ato.

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri


trendafil_ne_zjarr


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezi, Anakreonti - Erosi prej dylle.

Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri Dikur në treg, një djalosh trim,Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,E shiste, dukej dore desh ta hiqte,“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

» MZ - Poezia: Zotni Rudolfi.

Nuk ka më kuptim,të thuash: “Jetë qeni!”mendoja, një ditë tek shikoja,qentë, që para portës së shtëpisë na kalojnë,qentë, që në lagjen tonë banojnë.Këtu tek ne, qentë anekënd, si në Wonderland, shëtisin të larë, të pastër si drita, qimengrehur, shpesh me pallto, papion, a në kokë fjongo, stil Barbie cullufekrehur,si...

» MZ- Vargje te lashta kineze: "Duke recituar maleve si i marrë." Bai Ju, shek. 8-të.

 Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e...

» BK/LA - Poezia - Muzika: Vargje të Sergej Eseninit, të kënduara vite më parë, me kitarë në Korçë.

 Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam...

Share