Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.  
Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.

Atdheu i blirit është Evropa qëndrore. Në Çeki dhe Sllovaki bliri konsiderohet si bima kombëtare. Rreth treqind vjet më parë, ky drupyjor filloi të futet si bimë dekorative në bordurat e bulevardeve, siç është rasti i krijimit të bulevardit të famshëm, me blire në zemër të Berlinit, i cili quhet ‘Unter den Linden’ (Nën bliret). Kjo pemë sot futet gjërësisht si element edhe në planifikimin e landskeipeve (panoramave artificiale të krijuara nga dora e njeriut). Lulet e kësaj specie mund të ziehen dhe të japin një çaj të këndshëm me veti mjekësore veçanërisht për ftohjet, kollën, grykën, etj. Po ashtu prej nektarit të luleve të blirit bletët prodhojnë një mjaltë tepër të këndshme. Gjethet e reja mund të përdoren për sallatë, ndërsa druri i bardhë i blirit është tepër i përshtatshëm për gdhëndje të himta.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.

 Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është...

» KE11/19 - Mbi sigurimet shoqërore në Korçë në prag të rënies së perandorisë osmane. (v. 1911)

 Sistemi i sigurimeve shoqërore në Korçë, njihet prej mëse 100 vjet përpara. Kështu për sigurimin e jetës më 1911, në qytetin tonë funksiononin këto tetë shoqëri sigurimesh:“Amivea” ose Sigurimi Reciprok, që kish për agjentë sigurimi, të jetës, vëllazërinë Mangoleci.“Ankara”, që kish për agjent sigurimi të...

» BK/SHJT - Mbi xhiron në Korçë. - Skicë

Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...

» BK/N - Sojet e vjetra të pemës së dardhës në Korçë.

Dardha (Pyrus communus).Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër   dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha...

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

Share