Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.
Një përshkrim i vitit 1901:
Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit  [apo Gorguzit? Ku ndodheshin këto shelgje?].
E para nga këto që është edhe më e bukura është për kryetarët e ushtërisë, e mesmja është për të mbajtur roba, armë, dhe të tjera gjëra të ushtërisë; të dyja [këto] janë me dy kate; edhe e treta për të ndënjurë ushtarët është e vogël e me një kat, se Korça nuk është klyç vënd ushtërije (pra nuk është vënd strategjik). E katra ndërtesë e cila është prapa së mesmesë, është e vogël, e mbuluarë mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekët, barutnë, etj. të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër qeverisë (ndërtesës së pushtetit vendor, sipas gjuhës së sotme) dhe burgut. Prapë (gjithashtu), një ndërtesë e vogël është në lindje të qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtëria që bën shërbimin e qytetit (xhandërmaria).
Një përshkrim tani po për këto godina, i vitit 1923: ..Korça në kohë të sundimt Turk, duke mos qënë qëndrë ushtërije nuku kish as ndërtesa të posaçme. Po turqit me sistemin e Stratokratisë, … ndërtuan të tilla më 1892, në Korçë pa patur nevojë. …
Këto ndërtesa janë 4 të vogla, sot të çkatëruara nga përdorimi i tyre prej ushtërivet të ngjarjevet 1912 – 1920.
Godinat janë në të mëngjër të rrugës Korçë - Bilisht, jashtë qytetit, përkarshi bregut të Shën Ilisë, në Veri perëndim të tij.
Ndërtesa e parë e gurtë, e bërë për të ndenjur Oficerët e ushtërisë.
E dyta e gurtë me dy kate në jugë të së parës e ngrehur për të mbajtur roba e pushkë, mobilje të ushtërisë.
E treta me një kat, e gurtë, për të ndenjur ushtarët, e cila ndënë mbulesën e saj mund të mbanjë gjer 150 -200 ushtarë.
E katërta, prapa këtyre 40 – 50 metro është një godinë e vogël e gurtë, për të mbajtur lëndët që marin zjarr, si barut, fishekë, bomba, etj. etj.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE12/1 - Histori: Kloni i kufirit, në kohën e rregjimit komunist.

 Çka më poshtë përshkruaj, mora shkas (I.V.B.) nga një foto, në fb-un, aq të dashur për korçarët, w.w.w.fb: Këtu mbledhim, material per Korçën, … . Fotoja në fjalë e vendosur aty më dt. 14.6. 2013, jep një pamje nga puna e dikurshme e grave të fshatit në të ashtuquajturin dikur, brez të butë të klonit të kufirit,...

» KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.

 Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është...

» KE4/29 - Pastiçeritë dhe restorantet e Korçës rreth vitit 1910.

Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:Vëllezërit Dh. Bika,Evangjel Gjika,Kristo Lubonja,A. Mihail,Gjergji Mihail,K. Mihail,Anastas Tahula.Restorante në këtë kohë, kishin:Vasil Ilo,Mihail Pando,Vëllezërit Çingo. 

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.

Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.

Share