… Kur fryn era, për ata që jetojnë me pyllin, çdo lloj druri pyjor, ka zërin e vet, ashtu siç ka edhe individualitetin e vet. Teksa fryn dhe drurët i përshkon era, bredhat ngashërojnë, vajtojnë dhe rënkojnë, jo më pak sesa dhe shkëmbi; drunjtë e frashërit fërshëllejnë mes drithërimave, ndërsa ahet, duke ngritur dhe duke ulur degët e tyre të sheshta, shushurijnë. Kështu pra edhe era e dimrit e cila fryn dhe rrëzon gjethet e pemëve, nuk prish, nuk e dëmton, individualitetin e tyre…
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Thomas Hardi
(1840 -1928)
tek: Under the greenwood tree
v. 1872