MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

 

Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?
Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).

Shënim: Për të kuptuar sa më mirë përshkrimin e N. Bulkës duhet imagjinuar, arkitektura e brendëshme e kinema Moravës së dikurshme (ish Mazhestik) në Korçë të cilën e arriti brezi jonë, të paktën kështu: anash ishin llozhat, përballë ekranit ishin ballkonet, poshtë platoja (salla) dhe sipër në majë, aty ku dilte drita e filmit tek xhirohej dhe që projektohej pastaj në ekran, ishte galeria.

“Ndahet më katërsh kallaballaku [masa] që vjen të shikojë fytyrat e pëlhurës [ekranit]… Në galeri djemt me kasqeta, ata që grushti i fatit i ka hedhur në gropën e fukarallakut… Ballkoni është vendi i beqarëve afendikonj. Gjithë ata që jetën e lozin nëpër duar, që s’dinë edhe ç’është djersa e atit kur nxjerr kafshitën… Llozha! Gjithë aristokracia ose gjysmë afendikonjtë, gjithë ata që e kanë pak a shumë festen mi sy… janë nëpër llozha. Llozha nuk piqet kurrë me galerinë. Kurse ballkoni çeku piqet. Një djalë që martohet hidhet nga ballkoni në llozhë… Dhe më në fund salla! Salla është një farë enciklopedie sepse përmban studentë, zanaçinj dhe ata që pak a shumë e kanë xhepin të hollë… Salla ka shumë marrëdhënie me galerinë, kurse afendikonjtë e llozhave e vështrojnë njerinë e sallës me sy të vëngër.”


Majestik



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE5/29 - Mbi lagjet e Vithkuqit të dikurshëm

 Në vitin 1792 dhe më pas në Vithkuq ka patur këto lagje apo mëhalla:Borisht,Tataç,Llasi,Qyrsa,Syrbashi,Krekasi,Saraçi,Rusasi,Palasi,

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» KE7/22- Histori - Demografi - Mbi popullsinë e qytetit të Korçës për gjatë 500 vjt. (1431-1927)

1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE7/19- Mbi historinë e hamameve të Korçës.

Prej dokumentave del se, në Korçë përgjatë shekujve, përmenden disa herë hamame. Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturinat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur të tillë që në kohët bizantine, pra para...

Share