Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo.
“Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditur gjithashtu edhe ky si Thali) i ishim afruar sallës së burrave, takuam në hyrje Aleksidhimon nga Milito.
Ky ishte biri i tiranit Thrasimvulo. Dilte prej salle i tronditur dhe nga inati fliste me vete por ne, nuk kuptonim asgjë nga ato që ai murmuriste.
Menjëherë sa pa Thalin sikur u qetësua disi, e përshëndeti dhe i tha:
“Fyerje! Të më sillet mua kështu Periandri!
Më ftoi, nuk më la që të nisesha me anije, ku madje edhe kisha hipur për udhëtim, mu lut pra të vija në gostinë e shtruar këtu dhe pastaj, kur erdha më vuri të ulem në një vend poshtërues, duke vënë disa Eolë dhe disa të tjerë prej ishujve, në vende më të nderuara sesa mua, të birin e Thrasimvulos.
Duket qartë se nëpërmjet personit tim, kërkon të fyejë Thrasimvulon.”
Pra me sa duket, – i tha Thali, – ti mendon, ashtu si mendojnë Egjiptianët për yjet, se kur ngrihen ose ulen (perëndojnë) gjatë përshkimit të trajektores së tyre, bëhen më të mirë ose më të keq, ashtu edhe ti ke frikë se mos, venitja e ndriçimit ose ulja e pesonalitetit tënd, varet nga vendi?
Prej këtej, del se ti me këtë mendim ndoshta tregon se je më pak i mençur, sesa Agisila i Spartës i cili kur e vunë në fund të valles, tha:
“Ju lumtë! Së fundi u zbulua edhe fakti se vendi i fundit në valle, është një vend që mund të bëhet, vend i nderuar.”
Dhe pastaj Thali vazhdoi, “Me të zënë vendin në trapezë, nuk duhet të shohim se cilët u ulën në vendet më të mira, por duhet të përpiqemi, sesi të bëhemi sa më të pëlqyeshëm, për ata që rrinë rreth nesh, duke kërkuar brenda vetes motive dhe stimuj miqësie, qetësi dhe të tregojmë se ndjehemi mirë që ndodhemi, mes këtyre njerëzve.
Në çdo rast, çdokush që mërzitet për vendin në një trapezë të shtruar, në të vërtetë pikëllon dhe mërzit më tepër, ata që janë ngjitur tij sesa të zotin e shtëpisë dhe për më tepër, bëhet për të dy palët antipatik."
Plutarku,
“Efta sofon symposio”
Shqipr: Ilia V. Ballauri
Thali, njëri prej të shtatë burrave më të ditur të botës së lashtë.
(filozof, mathematicien, astronom, fizikant, etj.)
Monument në Stac, trenit, Washington,
Në dorë mban, simbolet e zbulimit të fenomenit të elektricitetit, shek. 6-të, para Kr.