MZ - Aforizmë:

Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha,  … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?

Barbara Sizemore (1927 – 2004),
afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.

 

Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.
Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu, madje tek disa nuk qetësohet edhe kur ata mplaken e u zbardhen flokët. Qëndron si në çastet e veta fillestare, ende e freskët, e fortë, tronditëse.
Por edhe kur me kalimin e kohës ajo zbehet e venitet, dhe kjo, ose sepse atë e marrin me vete vitet dhe e largojnë, ose për shkak të një sërë arsyeve të tjera, përsëri ajo nuk shkulet përfundimisht dhe e gjitha prej shpirtit, por le tek ky mbetje të prushta dhe gjurmë të ngrohta që digjen e digjen në vetvete, njësoj siç ndodh me atë vënd ku pak më parë ka rënë shkrepëtima e tashmë është larguar.
Ndërkaq në rastin e zëmërimit, kur ky largohet ose në rastin e inatit të egër kur ky mposhtet, prej tyre në shpirt, nuk mbetet ndonjë gjurmë kushedi çfarë. E njëjta gjë duhet thënë edhe gjatë ndezjes së ndonjë dëshire të veçantë. Kur kjo largohet, shpirti qetësohet pa ç’ka se turbullimet që ajo pati sjellë mund të kenë qënë të mprehta.
Por kafshimet e shkaktuara prej dashurisë, janë ndryshe. Ato nuk i shpëtojnë dot narkosjes së saj edhe sikur ajo ta lerë prehën e vet dhe të shkojë. Jo, Jo! Plagët e brendëshme të shkaktuara, fillojnë e ënjten duke sjellë një shqetësim të tillë, që askush nuk e di se çfarë lloj shqetësimi është ky, si ai u shkaktua, prej nga erdhi dhe si ai e përfshiu gjithë shpirtin e viktimës.

Shqipëroi, Ilia V. Ballauri
Nxjerrë prej:
Plutarku, Ithika (Morali), vol. 15. prgrf.137

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.*Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.*Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.*Ai që mbrohet edhe...

» MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).

 Të katër liritë“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» BK/SHJT - Filozofia: Nektar Tërpo Voskopojari dhe romaku Petronius për filozofinë e jetës.

 Nektar Tërpo Voskopojari dhe romaku Petronikus,tregojnë me shëmbuj të ngjashëm,filozofi të ndryshme, mbi kuptimin e thelbit të jetës.Në fillim të shek. të 18-të, aty nga vitet ’720 - ’730, një murg nga Voskopoja і quajtur Nektar Tërpo, tepër і ngritur, і cili me sa duket jetën e tij e kaloi fillimisht në Voskopojë e...

» MZ - Nga filozofia e lashtë kineze dhe japoneze:grimca.

 Në këtë botë,ajo ç'ka vyshket dhe, së jashtmi, shenja vyshkjeje nuk jep, është zemra, zemra e njeriut.*Dikur, një murg pyeti:“Ku banon mendimi?”Mësuesi i vet, iu përgjegj atij: “Mendimi banon, atje ku nuk ka banesë” “Ç’kupton me, - atje ku nuk ka banesë?- ” “Përderisa mendimi nuk banon diku, themi se banon atje ku...

Share