MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.


                                 

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.


 


Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e trazirave shoqërore kur, kasta e aristokracisë së lashtë greke po privohej prej pushtetit, ai si shumë të tjerë ndoqi rrugën e mërgimit duke bredhur në Siceli, Spartë, Vioti, Evia, etj. Thuhet se kudo u prit mirë dhe si njeri і nderuar, por dëshira e tij ishte që ai të jetonte në atdheun e vet  në Megara që me sa duket u rikthye aty pas rivendosjes të pushtetit të aristokratëve. Për kohën e vdekjes së tij ekzistojnë dy data; 506 ose 492 para Kr.
 


Vajza e re nuk përshtatet për një plak

Jo vajza e re nuk përshtatet për një plak,
Ësht’ si ajo varka që s’pyet timon,
                                                 e dallgëve të flak,
Nuk pyet ankora dhe litari dot nuk e qetëson,
Këput ç’do gjë e në mesnatë,
                                                 liman të ri kërkon.



Shqipëroi: Ilia V Ballauri 
Reciton: Nonda Kajno

Suzana_dhe_pleqte.Rubens

Suzana dhe pleqtë
Pieter Paul Rubens, 1611.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ/ Poezia: Lulja - A. S. Pushkin

Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...

» MZ - Poezia: Johann Wolfgang Goethe

 Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut.  - J.W. GëteAh! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,dora e Venusit të ka lulëzuar,duke të njoftuar,se ah!Trupi yt i...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                    Arkiloku - Poezi të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë...

» MZ - Theognis - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë: Eros i tmerrshëm je!

        Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në...

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

Share