MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.


(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.
Përgatiti: Ilia V. Ballauri)


Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.
Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma (bëhet fjalë për periudhën para vitit, 1916) një shtëpi e quajtur “e Pamperit”, që ndodhet në gërmadhat e Shën Theologut dhe pranë lumit të Strungut që rrjedh prej lartësive. Në ato vite nuk menduam që të hynim në atë strehë të braktisur të Pamperëve, ku ndoshta mund të gjenim shënja apo gjurmë  që do të ndriçonin sadopak historinë e kësaj familjeje të shkëlqyer dhe aristokrate.
Ndërkaq një pjestar tjetër i këtij fisi, Athanas Pamperi, gjendet gjatë shk. 18 – të, i emigruar në Miskolc të Hungarisë, i cili së bashku me të tjerë voskopojarë që ndodheshin këtu, kontribuan në të holla për ndërtimin e kishës orthodhokse të Shën Triadhës, në këtë qytet. (Th. Gjeorgjiadhi, Moschopolis, Athinë 1975, fq. 107).
Pavarësisht, për jetën e Ambrosio Pamperit, nuk dihen shumë gjëra por, njihet mjaft vepra ineresante që ai la.
Emri Ambrosio gjendet shumë dendur në Voskopojën e shek. 18 – të. Në formë të shkurtuar dhe  të përkëdhelur, nëpër rrugët e tij dëgjohej, emri Vreta (Ambrosio =  Amvrosio = Vrusha = Vreta). Shën Ambrosio ishte shënjtor i botës latine dhe nuk mund ta shpjegoj përse gjendej kaq dëndur në Voskopojë.
Sidoqoftë, Ambrosio Pamperi ishte një jeromonah, pra murg, që lëvizi nëpër Evropë si, Moldavi, Hungari, Gjermani.
Këtu, në Laipsig prej kohësh ishte grumbulluar një diasporë puntore e ardhur prej Ballkani dhe kryesisht prej Voskopoje dhe prej Kosturi, të cilët merreshin me tregti dhe punimin e gunave. A. Pamperi shërbeu si prift i kishës orthodhokse të këtij qyteti, por sipas I. Martinianit (Simvole.., fq. 171) ai shërbeu si prift në Vjenë.
Murgu i shenjtë në fjalë, ishte një filolog tepër, tepër i aftë (!!) që shkrojti mjaft punime. Sot përmënden si shkrime të njohura të tij, “Dhidhahas” (Të mësuarit) dhe “Peri epistolon tipon” të Koridhaleut, (Mbi tipet e letërkëmbimeve) të botuara në Hallë të Magdenburgut më 1768.

Ndërkaq, vepra më interesante e Ambrosio Pamperit është e quajtura “Piima Karqinikon” (Poezi [vargje] karqinike [palindhromike]) të cilën e botoi në Vjenë më 1802. Kjo lloj poezie apo ky lloj krijimi vargjesh, është një lloj tepër i veçantë shkrimi poezish. Vargjet lexohen njësoj si nga e majta në të djathtë ashtu dhe nga djathta në të majtë apo, si nga fillimi në fund ashtu edhe nga fundi në fillim.
Për të kuptuar madhështinë veprës së Ambrosio Pamperit është e domosdoshme të shpjegoj këtu një zhanër tepër të rrallë të poezisë, atë të vargjeve palindromike apo karqinike.

Vargje_karqinike_gjetur_tek_vila_romake_Herkulanum Palindhromike ose karqinike quhet ajo fjalë, frazë, fjali numur ose ç’do lloj sekuence tjetër që mund të lexohet njëlloj në çdo drejtim, (pa marrë në kosideratë rregullat e pikësimit apo hapësirat ndërmjet fjalëve). Emri Ana është karqinik, ose fjala rotator, ose shprehja p.sh. në angl. Was it a rat I saw ?,  është karqinike ose palindhromike, mbasi lexohet njësoj në të dy drejtimet, ose numuri 2772, ose data 30/11/03, ose në muzikë simfonia nr. 47 e Haydenit tek lëvizja e tretë, minueti dhe trio është palindromik apo karqinik, mbasi kjo pjesë ecën dy herë përpara dhe kthehet dy herë mbrapa duke arritur përsëri në të njëjtin vënd etj, etj.
Këto fenomene quhen karqinike mbasi, kur kemi përpara një shprehje të tillë syri lëviz nga e majta në të djathtë dhe kthehet prapa nga e djathta në të majtë, ashtu si lëviz edhe karqinoja, që në greqisht quhet, gaforja. Kjo qënie nuk mund të lëvizë kurrë drejt dhe për të avancuar përpara, ajo lëviz vetëm anash, njëherë nga e majta e një herë nga e djathta, pra ashtu siç lexohen edhe rastet e mësipërme. Po ashtu fjala palindhromike kupton të njëjtin fenomen, palin = prapa, dhromos = rrugë, pra rrugë me kthim prapa, vajtje-ardhje.
Një prej shprehjeve të para palindhromike, është ajo latine, e shkruajtur qysh në vitin, 79 para Kr., Sator Arepo Tenet Opera Rotas, (përkth.i lirë, Mbjellësi [që quhet] Arepo, mban në punë rrotën, [vaditse të ujit]), gjetur në vilën romake Herkulanum, por mendohet se zbuluesi i parë virtuoz i kësaj zhanre është poeti i lashtë grek i shek. III –të, Sotadi nga Aleksandria e Egjiptit. Një shprehje shumë e njohur karqinike, përsëri latine është shprehja e Virgjilit: In girum imus nocte et consumimur igni. (prkth : «Ne vijmë rrotull në mbrëmje dhe [pastaj] konsumohemi në zjarr », varg ky që u dedikohet prej tij, fluturave të mbrëmjes), apo më pas, shprehja që shkruhej në greqisht, në kohën e Bizantit, në gurët e çesmave, NΙΨΟΝ ΑΝΟΜΗΜΑΤΑ ΜΗ ΜΟΝΑΝ ΟΨΙΝ, (Laj mëkatet, jo vetëm fytyrën), etj. Këto pra me pak fjalë janë, vargjet karqinike.
Të tilla vargje shkroi edhe savanti ynë voskopojar, Ambrosio Pamperi, jo një e dy por, plot rreth 100 faqe.

Qysh më 1906 K. Skënderi në punimin e tij, Arhea kai i Synhronis Mocshopolis, Athina 1906, fq. 10,  vinte në dukje se, “Duke patur parasysh këtë vepër, besoj se kjo është tepër e çuditshme dhe e rrallë, si për gjuhën, (greqisht), për kompleksitetin ashtu dhe për zhanrin, meqënëse e gjithë vepra që është rreth 100 faqe, është e shkruajtur në vargje karqinike.”
Ambrosio Pamperi në këtë punim karqinik jep edhe sqarimet dhe komentet përkatëse për çdo varg.

Titulli në frontspis të librit të tij është si më poshtë.


Piima Karqinikon Botim_i_vjeter_i_vepres_karqinike_te_A._Pamperit

(Poezi Karqinike)
Ambrosio Jeromonahu
Tu
Pampereos
Meta Sholian
Kai ton
Emperiehomenon avto
………
1802
Në Vjenë të Austrisë
Botuese Vendoti
etj.


Pas faqes 2, në libër jepet një gravurë me pamjen e Car Aleksandrit të Parë, perandor i Rusisë, ndërsa në faqen 3, jepen 36 vargje karqinike që hymnizojnë këtë perandor.
K. Skënderi në veprën që përmënda më lart jep në fq. 11, 5 vargje karqinike të Pamperit ndërsa, në fq. 37-38, përmënd 44 të tilla. Të gjitha janë tepër të vështira si për tu lexuar, ashtu edhe për tu kuptuar.
Është interesante të përmënd këtu se, një ksombël të këtij libri në vitin 1937, e ka parë në tregun e Korçës (në pazar) edhe nobelisti i madh grek Jorgo Seferi, i cili në këtë kohë ishte konsull në Korçë.
Kaq njohim për këtë njeri me një vepër kaq të rrallë. Nuk dihet tjetër njeri i letrave apo shkrimtar, për të gjitha kohërat akoma deri më sot, nga Evropa Juglindore, që të ketë një produktivitet më të madh se Ambrosio Pamperi në zhanrin e komplikuar të poezisë karqinike.
Më sipër jepet pamja e një kopjeje të veprës, “Vargje Karqinike” të Ambrosio Pamperit, që gjendet në bibliotekën e famshme të Andricanës së Peloponezit, krahas librave të tjerë të rrallë, që ndodhen këtu.
Së fundi nisur vetëm nga datat e botimit të punimeve të tij, 1768 dhe 1802, hamendësojmë se, Ambrosio Pamperi ka mundësi të ketë jetuar në periudhën, afrs.1740 – 1820.




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

» BK/LA - Poezi, Anakreonti - Erosi prej dylle.

Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri Dikur në treg, një djalosh trim,Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,E shiste, dukej dore desh ta hiqte,“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.

» MZ - Poezia - Homeri: Iliada, Rapsd. II-të, (vargj.orgj., 278 - 332)

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...

» BK/LA - Safo: Të lutem Zonjë ... - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë.

                                      Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoTi hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,Të lutem Zonjë, m’і largo...

» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias

Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si...

Share