MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

Fruti_dhe_lulja_e_dardhes Dardha (Pyrus communus).
Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër   dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha të egra të vëndit, ndërsa në Gorë dhe në Opar njihen gjërësisht të quajturat, Dardhushka dhe Gorica.  

 Dardhushkat konsiderohen si dardha të egra, kanë një trung që arrin lartësinë rreth 20 m, gjethe të vogla të sharrëzuara, frut shumë të vogël, të rrumbullaktë, që mund të haet vetëm kur nxihet. Këto tek ne janë përdorur gjërësisht si nënshartesa.  Deri në vitin 1956 në trevën tonë njiheshin këto varietete shumë të vjetra, Dardha Borzdongalle, Kajkushka (dimërore), Dardha e Bozhigradit, Zimirka (dimërore, gjë kjo që duket edhe nga emri), Tiranka (Stambollka), Dardha Rrutullare, Kakllanja.  Brozdongallja ishte një dradhë me trung të lartë, që gjendej edhe brenda në qytetin e Korçës, me frut të rrumbullaktë, jo fort simetrik, me aromë, piqej vonë dhe merrte ngjyrë të verdhë, e ëmbël, me tul të bardhë dhe të lëngshëm. Dardha Rrotullare ka qënë mjaft e përhapur në Gorë, ishte me frut të verdhë, formë plloçake, e ëmbël dhe e hershme. Kallanja, gjendej në fshatin Vinçan, gjethet kishin një pushëzim interesant, fruti kur piqej në gusht - shtator, i nxihej lëkura dhe bëhej shumë i ëmbël, mendohej se ishte një kryqëzim i dardhës me goricën. Stambollka ishte një dardhë me pjekje të vonshme, që më pas u emërtua Tiranka. Ajo u fut tek ne prej Ohri dhe Resnje. Në Gorë ka patur një soj tepër të njohur i cili quhej Sherbetlie, kjo piqej në gusht kish frut të gjatë, të madh, të ëmbël.  
Ndërkaq më 1929 sipas literaturës janë furnizuar pemtoret e Shqipërisë me material nga Padova e Italisë, me sojet Buona Louisa dhe Williams (Gushtake). Më 1933 janë importuar nga Firencia e Italisë sojet, Abate Fetele (Qafëgjata), Gentil Bianco (Labinoti), Passe Grassana (Dimërorja 1). ,  Së fundi themi se në Tërovë, para vitit 1956 u introduktuan këto lloje, Buona Louisa, Gentil Bianco, Williams dhe Abate Fetel  , ndërsa më 1951 – 1954, fidanishtet kishin këto struktura, në Korçë, Williams 50%, Sherbetlie, 20%, Passe Grassana 20%, etj., në Bilisht, Passe Grassana, 30%, Beure 25%, Dardha e Bozhigradit 20%, Soje të tjera Vëndi 5%, etj., në Pogradec, Williams 45%, Sherbetlie 25%, Passe Grassana 30%, në Ersekë, Passe Grassana 50% dhe Beure 50%. 


Njerrë nga, punimi me titull:
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve,

 të bimëve bujqësore të traditës,
në zonën e Korçës.
,
94fq. 2011,
Ilia V. Ballauri





 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.

Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...

» KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.   Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...

» KE2/4 - Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...

» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.

 Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...

» Aforizma - Për kopshtet

 “Zoti fuqiplotë fillimisht krijoi kopshtin…freskimin më të madh të shpirtit të njeriut.Pa kopshte,pallatet dhe ndërtesat,s’janë gjë tjetër,veçse punë të trasha, të dorës së njeriut.”Francis Bacon(1561-1626)*“Dhe kështu…… Zoti në lindje të Edemit,mbolli një kopshtdhe aty pastaj,vendosi njeriun, të cilin ai e pat...

Share