MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.


 
Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.
Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd Ballkanit dhe Evropës Qëndrore por nganjëherë nga përsëritja e shpeshtë e këtij mendimi që mjaft autorë të ndryshëm і referohen njëri tjetrit, nuk  krijohet ideja e thellë e punës, trapitjes, mundit, përpjekjes, rreziqeve që ata kalonin.
Siç do ta shohim më poshtë, është e vërtetë pra se ata punonin shumë dhe dërsitnin shumë, për të arritur e grumbulluar ato pasurira për të cilat flitet.
Ata punonin dhe puna e tyre jo vetëm që kërkonte një lodhje të pashëmbullt fizike por, duhej që njëkohësisht ata të kishin ngritje për të përballuar mekanizmat e stërholluara financiare që janë aq të domosdoshme të njihen, për të patur sukses në tregti, duhej të dinin disa gjuhë për të komunikuar ngado që ata shkonin e tregtonin, duhej t'i dinin ndofta disa prej tyre madje edhe me shkrim, për të zhvilluar korrespondencën e cila është aq e vlefshme dhe një element bazë në lidhjet tregtare, duhej të dinin mirë rrugët, zonat dhe popullatat ku kalonin e shkonin dhe sidomos doket dhe zakonet e tyre, për të patur një prani sa më reale dhe të suksesshme në dhënie-marrjen me këto zona, pra duheshin shumë, shumë gjëra.
 

Jemi në vitin 1697.
Një familje nga Voskopja, zhvillonte aktivitet të gjërë tregtar me Venetikun. Për të krijuar një ide, sesa e punonin këta njerëz tregtinë për të arritur aty ku ata arritën, po і referohemi korrespondencës tregtare të tyre, që nxorri nga arshivat e Venetikut  (ish Republikës së Shën Markut) para rreth 80 vjetësh, doktori në filozofi dhe letra, V. Papahaxhi, botuar pastaj tek : “Aromanii Moscopoleni si comertul venetian”, Bucuresti 1935.

 

Familja Gjeorgji nga Voskopoja, në tregtimin e mallrave që bënte në atë kohë, për në drejtim të Evropës, nëpërmjet rrugës detare të Adriatikut, duke і nisur ato nga skela e Durrësit, kishte në Venecie edhe axhentin e vet tregtar të quajtur, Gjeorgji Kumano.
Gjergji Kumano nuk dihet se prej nga ishte por me sa kuptohet prej emrit dhe prej lagjes ku ai banonte indirekt del se ai, ishte prej trevave të Ballkanit.
Ai banonte në Venecie siç del edhe prej korrespondencës, në lagjen San Provolo, diku aty pranë kishës së Shën Zaharisë që, duke kaluar nëpër Salizzada (shkallën), arrihej pastaj, në Campo San Filippo Giacomo (sheshi і Shën Filipit), duke dalë më pas në, Calle degli Albanesi (rrugën e shqiptarëve), dilej tek, Riva degli Schiavoni (lumi і sllavëve) ku aty pranë ishte kisha, San Giorgi dei Greci ( Shën Gjergji і grekëve) dhe Seminari apo Kolezhi shumë і njohur Flangjinian (ku për 17 vjet pat qënë drejtor eruditi prej Voskopoje Joani Kalqeu) dhe përfundohej pra kështu, pranë të famshmes, A. de Ponte, pra prapa pallatit të dogëve të quajtur, Dandolio.

Duke u kthyer tani në anët tona, le të lexojmë disa pjesë nga korrespondenca e qershorit të vitit 1697 që, Aleks Gjeorgji і dërgon Gjergji Kumanos në Venecie. Letra drejtohet nga Voskopoja, në Venecie, 19 qershor, 1697:

“…Në këtë çast, ndodhem në Elbasan, për të marrë ndonjë sasi leshi, por ende nuk vendos dot se ç’të bëj mbasi, më kërkojnë 82 reale [monedhë e kohës] dhe ky çmim nuk na jep dorë, madje humbasim, megjithse duhet të të them se, babaj ka marrë një sasi leshi por, meqënëse na doli problem ngarkimi e kemi akoma nëpër depot. Dhëntë Zoti  të vijnë anijet tënde dhe ta ngarkojmë, mbasi më duket se anija që erdhi tani në Durrës ka tjetër destinacion, … Deri tani nuk kam marë lajm prej teje. Unë pasi kalova nëpër Berat, erdha këtu në Elbasan. Dije se, që të gjithë presim anijen, San Zhuan Batista, por akoma nuk duket gjë. Kemi pra disa mallra në depot e Durrësit, disa të tjera këtu në Elbasan. Për të mos ngarkuar në ndonjë anije tjetër, siç na і përshkruanje edhe ti, dakort jemi edhe me itenerarin Via - Ancona, mjafton të ngarkojmë në anijen tënde, … [pasi përshkruhen mjaft ngarkesa, letra vazhdon] … do të dërgojmë një sasi leshi, 150 kandarë [masë e kohës] dhe të tjera akoma, bile me ndihmë të Zotit unë bashkë me babanë do të ngjitemi edhe në Struge ku duam të shikojmë për dyllë, dhe kështu, Mihali vëllai tim në Bosnjë, Jani këtu në Arvaniti [Shqipëri] do të përdorim gjithë kapitalin tënd dhe atë ç’ka është toni. … Na shkruan, për tregtarët e Elbasanit, më duket se deri tani, ata po të furnizojnë [me] mall,… vetëm se njëri ai për të cilin të shkrojta pardje që nga Berati, ai është vështirë, … Të lutem pra ki parasysh të na і administrosh mirë mallin, dhe ki parasysh na mbështet, mbasi ne jemi gjithmonë njerëzit e shtëpisë tënde, dhe duke përfunduar e përshëndes të dashurin sinjor Zaneto dhe gjithë njerëzit e shtëpisë….

Babaj dhe vëllaj ju përshëndesin, mbahen mirë falë perëndisë dhe ndodhen tani këtu në vend [në Voskopojë], edhe Dhimitri і vëllai і Bedos është këtu në vend, edhe Jani të përshëndet, kërkon të shkojë në Alasona [Elasona, Greqi)] që të marrë disa musulia … ”

Këto pra shkruante në drejtim të Venecies përpara rreth 300 vjetësh, Aleksi nga Voskopoja dhe ja se ç’і shkruan përsëri Gj. Kumanos, pas rreth dy javësh më vonë (27 Qershor 1697):

“I nderuar dhe і respektuar zotni Gjeorgji … ndodhem shëndoshë e mirë këtu në skelë [Durrës] ndërsa, Dhimitri і vëllai і Bedos është më mirë dhe në këtë çast ndodhet në Vlorë për të mbledhur aty disa gjëra dhe, nga momenti në moment e pres të më vijë këtu … mbasi shkoi [edhe] deri në Moskoluri [qytezë në Greqi] me disa karamuselimë [përfaqësuesë të valiut, prefektit]. I morën disa bagëti të trasha …shohim pra se ai turku і sillet mirë zotit Dhimitër [vëllait të Bedos] mbasi disa pare që ja patën xhvatur, arriti që falë perëndisë, і nxori prapë …

…Pra në Elbasan kemi për të marrë lëkurë keci mjaft të lirë, do marrim aq kandarë [sasi] sa të na japin po qe pra, se na і japin të lirë, … babai do të shkojë sivjet në Vllahi [Rumani] për dyllë, dhe vëllai në Bosnjë dhe do perëndia kështu do të grumbullojmë mjaft mall…
…për atë Frangulin që është në port, [d.m.th. në portin e Venecias] mos pyet sesi sillet,… na bëri dëm të madh mbasi, kur dolëm nga porti і Venecies, vuri eminin [inspektori turk i portit]  dhe ky na і mori faturat dhe kështu paguam edhe më tepër sesa faturat dhe këtë e bëri me sa duket mbasi ti nuk і dërgove aq dukata [monedhë e kohës] sa deshte [me sa duket rushfet] …
…Më shkruanje edhe për elbasanllinjtë [tregtarët], dije pra se deri tani sillen mirë si, Hasan Hoxha ashtu edhe Mustafa Akuti, që të dy kanë mjaft lesh, një sasi prej rreth 400 kandarë apo ndofta edhe më tepër … ndërsa për në Berat, Jani nuk është edhe aq mirë, prandaj shiko të gjesh ndonjë veqil [njeri që të ta marrë përsipër] që ta marrë mallin e atjeshëm, mbasi, nuk besoj që të ta dërgojë dot ai [Jani] dhe shiko mirë, pyet, jo se të mësoj por, kam simpati prandaj t'i them këto gjëra, bile edhe ti vetë më shkruan për këtë. Këtu është qesat [krizë] dhe tregtarët po dalin mufluzi [të falimentuar] …” 
(Cituar nga: V. Papahaxhi - Aromanii Moscopoleni si comertul venetian. fq. 157, 158, 161, 162. Bucuresti 1935.)

***
Nuk besoj se është e nevojshme të komentoj këto fakte, as edhe energjinë e lëvizjeve dhe shtrirjes, së rrjetit tregtar të banorëve të qytetit tashmë të zhdukur. Duket qartë sesa shumë përpiqeshin këta njerëz për të arritur aty, ku arriti pastaj qyteti і Voskopojës. Megjithatë për të treguar thellësinë dhe larminë e informacionit të sjellë këtu po rendit këtu vetëm ato që, në referencat e ndryshme të studimeve të sotme quhen, “key - words”:
Venecie, lëkurë keci, reale, Via Ankona, sasi leshi, dhëntë perëndia, Mustafa, nuk na jep dorë, Bosnjë, Vlorë, Elbasan, qesat, Franguli, Dhimitri, dyllë, Vllahi, dukate, mall, Strugë, depo, Elasona, anije, Berat, emin.

***
Kush e ka vizituar ndonjëherë Voskopojën, e di se ajo është gjithmonë e bukur, si në verë ashtu edhe në dimër, si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë, por mendoj se muaji më і bukur për të vizituar atë, është qershori.
Në qershor, kundërmon era e barit të luadheve, e luleshqerrave, e pelinit, e pishave, e trëndelinave, dhe mbi të gjitha mendoj se Aleksi, Jani, Dhimitri, e të tjerë voskopojarë për të cilët bën fjalë kjo korrespondencë e një qershori shumë, shumë të largët, veç të tjerash, ndodheshin këtu këtë muaj edhe sepse, në ato ditë, në Voskopojë ndodhte ngjarja më e rëndësishme e vitit, ishte festa e Shën Prodhromit (24 Qershori).
Dihet se kjo ditë і mblidhte në vëndlindje gjithë voskopojarët, kudo që ata të ishin, madje vinin aty, në panairin e Shën Prodhromit edhe pelegrinë nga të gjithë anët rreth e qark si, nga Korça, Berati, Vlora, Elbasani, Kosturi, Ohri, Shën Naumi, Manastiri, Veria, e gjetkë, dhe shpesh vinin aty edhe dhespoti і Korçës, ai і Beratit, і Prespës, apo edhe, arqiepiskopi і Ohrit.
Imagjinoj në një mbrëmje të tillë qershori, aty në Voskopojë, në një shtëpi të tillë patriarkale, si shumë shtëpira të tilla që ka patur plot në Voskopojë (dhe që dikur edhe ne si familje, kemi patur një të tillë), diku atje në kopsht, përpara portës së madhe të mesit, nën kupolën plot yje dhe dritën e bardhë të netëve të verës, aty ku prej së largu dëgjohej zizitja e gjinkallës dhe ku era e jaseminit malor dehte çdo lloj shpirti, dikush tregonte për, Venecien, Bosnjën, Rumaninë, për doganierin Franguli në skelën e Qytetit të Lagunave, për mallrat e Elbasanit, të Strugës, të Greqisë, për jetën në kolezhin Flagjinian, për portin e Durrësit, për Urën e Psherëtimave, për piratët e detit, etj, etj, dhe ndoshta edhe për trimëritë e … Skalabrinos.


Hulumtoi: Ilia V. Ballauri


Manastiri_i_Shen_Joan_Prodhromit_Voskopoje

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.

 (Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE4/29 - Pastiçeritë dhe restorantet e Korçës rreth vitit 1910.

Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:Vëllezërit Dh. Bika,Evangjel Gjika,Kristo Lubonja,A. Mihail,Gjergji Mihail,K. Mihail,Anastas Tahula.Restorante në këtë kohë, kishin:Vasil Ilo,Mihail Pando,Vëllezërit Çingo. 

» KE9/6 - Mbi etimologjinë e fjalës Varosh, dhe zanafillën e dy lagjeve te vjetra në Korçë.

 Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që...

Share